Vendodhja strategjike e Stambollit, mes Europës dhe Azisë, e ka bërë të jetë një nga qytetet më të rëndësishëm të historisë. Lista e atraksioneve është shumë e gjatë, prandaj po veçojmë disa për ta bërë më të menaxhueshëm itinerarin tuaj.
Shën Sofia – Ayasofya
U ndërtua për të kryer shërbesa kishtare, u kthye në xhami dhe tani është muze. Për 1000 vjet me radhë është njohur si katedralja më e madhe në botë, derisa u ndërtua në 1507 katedralja e Shën Marisë, në Spanjë. E njohur veçanërisht për kupolën e saj gjigante, Shën Sofia është mishërim i arkitekturës bizantine.
Xhamia e Sulltan Ahmetit
Njihet nga të gjithë me emrin Xhamia Blu. Është ndëtuar në 1609 dhe vazhdon të përdoret gjerësisht si xhami. Pllakat Izink që e dekorojnë e bëjnë të duket edhe më blu se ç’është në të vërtetë.
Pallati i Dolmabahçesë
Pallati i lavdishëm i Dolmbahçesë dominon vijën bregdetare europiane të Bosforit. Ndërtimi i tij ka kushtur 35 ton ar, ose 1.5 miliard $ në vlerën e sotme. Pallati ka shërbyer si qendër kryesore administrative në ditët e fundit të Perandorisë Osmane.
Pallati Topkapi
Topkapi-Palace-Harem-Imperial-Hall-13Pallati Topkapi për 400 vjet me radhë ka qënë shtëpia e të gjithë sulltanëve. Në 1923, pas rënies së Perandorisë Osmane u kthye në muze të epokës perandorake.
Kulla Galata
Është ndërtuar në 1348 në stilin roman. Thuhet se në fillim të viteve 1600 Ahmet Çelebi ka fluturuar nga maja e kësaj kulle sipër Bosforit, duke përdorur krahë artificial.